LDK-ja në Suharekë propozon 3 emra për t’u futur në listën për deputetë
Foto: Laura Hasani

LDK-ja në Suharekë propozon 3 emra për t’u futur në listën për deputetë

Aktuale May 08, 2026 - 23:36

Dega e LDK-së në Suharekë ka publikuar emrat e tre kandidatëve të kësaj partie për t’u futur në listën për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas njoftimit të Degës së LDK-së në këtë qytet, emrat e propozuar janë: Nexhat Ramadani, Selman Kolgeci dhe Blerim Kuqi.

Ky vendim, sipas njoftimit, erdhi pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj.

“Të bashkuar dhe të vendosur për një rrugëtim të ri plot shpresë”, shkroi LDK-ja e Suharekës në Facebook.