118 raste të pickimeve nga rriqrat në Malishevë, pa raste infektimi
118 raste të pickimeve nga rriqrat janë regjistruar në Malishevë.
Megjithatë autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast infektimi si pasojë e tyre.
Komuna e Malishevës, ndër vite, është përballur me raste të infektimit nga rriqrat, të cilat kanë shkaktuar edhe humbje jete. Meqenëse kjo komunë vazhdon të konsiderohet zonë endemike, institucionet komunale kanë aktivizuar shtabin për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo, me qëllim të parandalimi të rrezikut nga rriqrat.
Sipas raportimeve të shtabit, gjendja aktuale paraqitet e qëndrueshme. Nga komuna bëjnë të ditur arsyet pse Malisheva konsiderohet një nga zonat me rrezikshmërinë më të lartë nga pickimet e rriqrave.
“Malisheva konsiderohet një nga zonat endemike më të prekura. Por nuk është vetëm Malisheva. Janë edhe disa zona përreth. Sipas ekspertëve, për shkak të klimës dhe relievit qe ka kjo komunë, virusi është përhapur dhe është riaktivizuar herë pas here, por edhe ka lëviz”, Artan Paçarizi, zyrtar për informim
Ndërkohë, në terren njoftojnë se po vazhdon edhe faza e dytë e repelimit të kafshëve, ndërsa në ditët në vijim pritet të zhvillohen fushata informuese për qytetarët dhe do të nisë procesi i dezinsektimit në zonat endemike.
Për rrezikun nga to dhe këshillat, flasim infektologët.
Edhe nga IKSHPK rekomandohet kontrolli pas qëndrimit në natyrë, veshja e përshtatshme, shmangia e vendeve të rrezikshme dhe mos largimi i tyre me dorë por te konsultohen mjeku./rtk