Aksion “në terren” në Fushë-Kosovë, pastrohen pusetat, mirëmbahen varrezat - shtrihet ujësjellësi në Harilaq

Aksion “në terren” në Fushë-Kosovë, pastrohen pusetat, mirëmbahen varrezat - shtrihet ujësjellësi në Harilaq

Aktuale May 06, 2026 - 20:56

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në terren, duke realizuar disa ndërhyrje në infrastrukturë dhe mirëmbajtje në zona të ndryshme të komunës.

Sipas njoftimit të publikuar nga komuna, aktivitetet kanë përfshirë pastrimin e pusetave të kanalizimeve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave në varreza, si dhe shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Harilaq.

“Sot, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka zhvilluar një aksion të gjerë në terren, duke realizuar pastrimin e pusetave të kanalizimeve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave në varreza, si dhe shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Harilaq”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për qytetarët, rritjen e funksionalitetit të infrastrukturës publike dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore.

“Këto ndërhyrje kanë për qëllim përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për qytetarët, rritjen e funksionalitetit të infrastrukturës publike dhe sigurimin e shërbimeve më cilësore”, thuhet më tej.

Në terren, sipas komunës, ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili ka përcjellë nga afër punimet.

“Në terren ishte i pranishëm edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili nga afër përcolli ecurinë e punimeve dhe u sigurua që të gjitha aktivitetet të realizohen sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftim.