Muja vendos raportim digjital të detyrueshëm në sektorin e qumështit

Muja vendos raportim digjital të detyrueshëm në sektorin e qumështit

Aktuale May 06, 2026 - 10:11

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka nënshkruar vendimin për vendosjen e një sistemi të detyrueshëm të raportimit digjital në sektorin e qumështit, me qëllim forcimin e sigurisë ushqimore dhe transparencës në treg.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mbështetje të Ligjit për Ushqim dhe në kuadër të kompetencave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe gjurmueshmërisë së produkteve, transmeton Zeri.info.

Muja ka bërë të ditur se, në bazë të këtij vendimi, qumështoret, pikat grumbulluese, përpunuesit dhe importuesit do të obligohen të raportojnë në mënyrë digjitale të dhëna mbi grumbullimin, prodhimin, stoqet, importet, si dhe përdorimin e qumështit pluhur dhe yndyrave bimore në produktet ushqimore.

Ai theksoi se përmes këtij sistemi synohet rritja e transparencës në treg, përmirësimi i gjurmueshmërisë dhe forcimi i bashkëpunimit institucional ndërmjet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Dogana e Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante.

Sipas Mujës, ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së konsumatorëve, mbështetjes së fermerëve vendorë dhe ndërtimit të një tregu më transparent dhe të kontrolluar në sektorin e qumështit në Kosovë./Zëri