Rushiti: Rrugëtimi im si kandidate për presidente përfundon sot
Kandidatja e propozuar për presidente e vendit, Feride Rushiti ka folur pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedh si presidente të Kosovës.
Rushiti tha se fillimisht ka pranuar propozimin e kryeministrit Albin Kurtit, me bindjen se është unifikuese dhe përfaqëson shoqërinë civile dhe për ta nxierrë vendin nga ky ngërç politik.
Ajo tha se kërkesa për të kandidatura për presidente ka ardhur nga disa nivele, duke përmendur edhe partnerët ndërkombëtarë, transmeton Zeri.info.
“Kërkesa për presidente të vendit më ka ardhur nga shumë qytetarë, nga shoqëria civile, nga viktimat e luftës, nga partnerë ndërkombëtarë dhe së fundmi nga kryeministri Kurti”
“Pranove të marr këtë postë, për hirë të një qëllimi, stabilizimin e institucioneve dhe ecvjen e Kosovës përpara”, tha Kurti.
Ajo tha se rrugëtimi i saj drejt postit të presidentes përfundon sot.
“Ky rrugëtim i imi përfundon sot me një reflektim të thellë dhe me një përgjegjësi ndaj vendit, duke uruar që zgjedhjet të sjellin stabilitet për vendin”, tha Rushiti në konferencën për media. /Zëri