Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit s’është sonte, por nesër në mesnatë

Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit s’është sonte, por nesër në mesnatë

Aktuale April 27, 2026 - 17:44

Eugen Cakolli nga KDI përmes një postimi në Facebook është shprehur se afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte.

Ai tha se afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër në mesnatë.

“Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte. Afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër në mesnatë. Kjo pasi që, sipas Rregullores së Punës së Gjykatës [Rregulli 29(1b)], kur periudha shprehet në ditë, ajo llogaritet nga dita vijuese pas ngjarjes, në këtë rast – vendimit përkatës”.

“Meqë aktgjykimi në këtë rast ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati fillon të rrjedhë nga 26 marsi, dhe dita e 34-të përmbyllet nesër në mesnatë”, shkroi Cakolli.