Mustafa ministres Kusari-Lila: Pse nuk ia lini Kuvendit përzgjedhjen e kandidatëve të Bordit?
Foto: Laura Hasani

Mustafa ministres Kusari-Lila: Pse nuk ia lini Kuvendit përzgjedhjen e kandidatëve të Bordit?

Aktuale April 23, 2026 - 12:01

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar mënyrën për përzgjedhjen e Bordit për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

“Po, do të thotë disa parime mbi të cilat Bordi do të përcaktojë çfarë është rritje e paarsyeshme. Dhe fati i lihet pesë personave të zhvillojnë një metodologji dhe të vendosin se cili çmim qenka i arsyeshëm e cili çmim qenka i paarsyeshëm. Dhe problemi tjetër, sa i përket, u përmend disa herë mbrojtja e qytetarit. Ministre, me këtë ligj keni me e mbrojt qytetarin aq sa e keni mbrojt nga rritja e çmimit të naftës. Ju keni aplikuar një instrument të ngjashëm, kufizimin e marzhës së profitit edhe për produktet e naftës, dhe çmimi i naftës ka mbërri në 2 euro gati. Gati edhe më shumë se në disa vende të tjera të rajonit. Dhe nuk po e kuptoj se si e keni mbrojt ju qytetarin nga rritja e çmimit të naftës kur çmimi i naftës ka mbërri 2 euro, dhe aq keni me e mbrojt edhe nga rritja e çmimit në produktet e tjera. Sa i përket pavarësisë së Bordit, qeveria është e paraparë me i iniciu procedurat, me i përzgjedh kandidatët, me i intervistu dhe me i dërgu emrat në Kuvend. Pse nuk po ia lini Kuvendit procedurat me i përzgjedh ata kandidatë e me i përzgjedh pastaj Kuvendi?”, tha Mustafa. /eo