Murseli dhe Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet
Dy të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë dënuar me burgim të përjetshëm, raporton Zeri.info.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë shpallur fajtorë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Derisa edhe i akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vjet burgim.
Gjyqtarja Fatime Dermaku Naim Murselin e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
“I akuzuari Naim Murseli është fajtor për veprën penale të kryer në bashkëkryerje ‘Vrasje e rëndë’.
I akuzuari Granit Plava është fajtor për veprën penale të kryer në bashkëkryerje ‘Vrasje e rëndë’.
I akuzuari Granit Plava është fajtor për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’.
I akuzuari Kushtrim Kokalla është fajtor për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’... Gjykata në bazë të dispozitave ligjore të kodit penal të Republikës së Kosovës të akuzuarit i gjykon: Të akuzuarin Naim Murseli e Granit Plava me burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla me dënim prej 30 vjetësh, 15 ditë pas shqiptimit të këtij gjykimi", tha Dermaku. /Zëri