Babai i Liridonës: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë
Aktuale
April 21, 2026 - 14:26
Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me plot 30 vjet dënim.
Hajdar Ademaj, babai i së ndjerës, ka folur teksa tha se që të tre të akuzuarit i ka dënuar populli.
“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë!”, tha babai i Liridonës për Klanin.