Vëllai i Liridona Ademajt: Do e takoj nënën dhe do t’i tregoj se amaneti i shkoi në vend
Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.
Pas dënimit ka folur vëllai i Liridonës, Leonardi, i cili ka thënë se do ta takoj nënën dhe do t’i tregoj që amaneti i ka shkuar në vend.
“Do shkoj ta takoj nënën dhe t’i tregoj që përnjëmend amaneti i shkoj në vend. Naimi së bashku me Kushtrimin duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne shkon për Liridonën edhe për fëmijët e saj të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht. Andaj ky dënim duhet të jetë edhe një mësim për të gjithë ata, të cilët mundohen apo krijonë mundësi që ta bëjnë një krim të tillë”, ka thënë Ademaj.