Kuvendi miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale
April 23, 2026 - 11:32
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në shqyrtim të dytë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Pro këtij projektligji votuan 63 deputetë, derisa nuk kishte vota kundër ose abstenime, transmeton Zeri.info.
Kujtojmë se partitë opozitare nuk e kanë përkrahur këtë projektligj. /Zëri