Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori
Foto: Laura Hasani

Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori

Aktuale April 23, 2026 - 10:14

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e saj të trembëdhjetë në formë elektronike, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme në fushën legjislative dhe financiare.

Në këtë mbledhje ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, është miratuar në parim nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Ministria e Financave e Kosovës dhe Agjencia Franceze për Zhvillim, e cila lidhet me organizimin e Lojërat Mesdhetare 2030.

Kabineti qeveritar ka miratuar gjithashtu Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Në fund, Qeveria ka marrë vendim që t’i propozojë Kuvendi i Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë pozita të drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. /Zëri