Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit
Foto: Laura Hasani

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Aktuale April 20, 2026 - 09:43

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen e Organizatës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të vendit në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

“Ky propozim-vendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës. IRGC-ja është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, tha ai. /Eo