A do të ketë marrëveshje për president me Abdixhikun?, përgjigjet Kurti
Aktuale
April 20, 2026 - 11:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku edhe do të mbajë takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit, raporton Zeri.info.

Kurti para takimit u pyet nëse do të arrihet sot ndonjë marrëveshje.

Kurti tha se për rezultatet e takimit do të flasë pas takimit.
“Do të flasim pas takimit. Një herë flasim e diskutojmë e mandej ju njoftojmë për rezultatet eventuale” , deklaroi shkurt Kurti. /Zëri
