Abdixhiku: Kurti insistoi që pozita e presidentit t’i mbetet LVV-së
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Kurti insistoi që pozita e presidentit t’i mbetet LVV-së

Aktuale April 20, 2026 - 12:12

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku para mediave ka ripërsëritur qëndrimin e tij, duke thënë se presidenti nuk duhet të jetë zgjatim i partisë në pushtet, raporton Zeri.info.

“U përpoqa, provova, mirëpo nuk arrita, fatkeqësisht, të bëj një marrëveshje për presidentin”, u shpreh ai.

I pari i LDK-së tha se Kurti insistoi që pozita e presidentit t’i mbetet LVV-së. /Zëri