LDK-ja e lë të hapur diskutimin për partitë e tjera, thotë Abdixhiku
Aktuale
April 20, 2026 - 12:19
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, foli para mediave për takimin e zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me zgjedhjen e presidentit.
Ai u shpreh se në këtë takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje, raporton Zeri.info.
I pyetur nëse kanë dështuar përpjekjet për president, ai tha se LDK-ja e lë të hapur diskutimin për partitë e tjera dhe se nuk mund të bëjë më shumë asgjë.
“U dakorduam me Kurtin që të mos takohemi më, i harxhuam 53 ditë dhe nuk gjetëm zgjidhje, prandaj s’ka më kuptim të vazhdojmë takimet”, theksoi i pari i LDK-së. /Zëri