Përfundon procesi i sanimit të gypit në Shkabaj, pritet të kthehet furnizimi me ujë
Foto: Laura Hasani

Përfundon procesi i sanimit të gypit në Shkabaj, pritet të kthehet furnizimi me ujë

Aktuale April 20, 2026 - 09:25

Për shkak të dëmtimit të gypit kryesor furnizues në Shkabaj, shumë banorë të Obiliqit, Fushë-Kosovës e lagjes “Kalabria” në kryeqytet kanë mbetur pa ujë.

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se kanë përfunduar punimet dhe gypi është sanuar.

Gjatë ditës së sotme pritet që furnizimi me ujë të normalizohet.

“Pas përfundimit të intervenimit, furnizimi me ujë është duke u rikthyer gradualisht dhe gjatë ditës së sotme pritet të normalizohet plotësisht në zonat e prekura, duke përfshirë Fushë-Kosovën, Obiliqin, lagjen ‘Kalabria’, si dhe zonat e tjera që mund të kenë pasur ndikime të përkohshme”, thuhet në njoftim. /Zëri