Fenomeni shqetësues: Pronat, shkaku i vrasjeve brenda familjeve
Foto: Laura Hasani

Fenomeni shqetësues: Pronat, shkaku i vrasjeve brenda familjeve

Aktuale April 19, 2026 - 21:27

Problemet pronësore po dalin se janë burim i konfliktit mes familjarëve e të cilat shpesh përfundojnë edhe me fatalitet.

Rastet e tilla u shtuan viteve të fundit e që ky fenomen ta ndalet po kërkohet të ndërhyjë shteti.

E fundit e ndodhur gati para një muaji ishte ajo në Bokshiq të Klinës ku vëllai vrau vëllanë me tre plumba.

Për hise e për kufijtë se deri ku e kujt është toka, vrasje ka pasur edhe në rajone të tjera. Një në Gjilan është ende në hetime.

Ndërkaq në rajonin e Pejës nga 17 vrasjet e pesë vjetëve të fundit të cilat përfunduan me 22 viktima, njërit prej të dyshuarve iu ngrit aktakuzë pikërisht për këto dyshime.