Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe pjesë të Prishtinës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se si pasojë e një rrëshqitjeje të dheut në Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.
Sipas njoftimit, për shkak të këtij dëmtimi priten reduktime në furnizimin me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe lagjen Emshir. Ndikime në furnizim mund të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.
Ekipet teknike të kompanisë ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e problemit, ndërsa për orarin e reduktimeve do të njoftohet në vazhdim, theksohet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.
Si pasojë e këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë në këto zona:
• Fushë Kosovë
• Obiliq
• Lagjja Emshir
Ndikime priten edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.
Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit.
Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim.