Të premten, shtatë lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm
Foto: Laura Hasani

Të premten, shtatë lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm

Aktuale April 16, 2026 - 19:43

Në 7 zona në Prishtinë të premten nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00 deri në 16:00.

Kjo  do të ndodhë për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit — konkretisht lidhja e gypit në rrugën “Ulëza” që do të realizohet nga kontraktori i Komunës së Prishtinës,  ka njoftuar KRU “Prishtina”

Zonat që do të mbeten pa furnizim me ujë: Hajvalia (pjesërisht), Veterniku,  Lagja Nic,  Lagja Qershia, Lagja Qëndresa, Lagja Priam,  Miradi e Epërme.