Rama ia jep “Çelësin e Qytetit” princeshës arabe, e cila solli në Kosovë pajisjen për diagnostikimin e kancerit

Rama ia jep “Çelësin e Qytetit” princeshës arabe, e cila solli në Kosovë pajisjen për diagnostikimin e kancerit

Aktuale April 26, 2024 - 13:06

Princesha arabe, Lamia bint Majid Al Saud, sot bëri një donacion në Kosovë, duke sjellë aparaturën më të avancuar në botë që po përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit “PET-CT”.

Princesha Al Saud ka vizituar sot edhe Komunën e Prishtinës, ku është pritur nga kryetari Përparim Rama, i cili e ka nderuar princeshën me “Çelësin e Qytetit”, transmeton Zeri.info.

“Princesha Lamia bint Majid Al Saud bëri një donacion në Kosovë, duke sjellë aparaturën më të avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT”, thuhet në postimin e tij.

Ndërkaq kryetari shprehet falënderues për kontributin e saj në shëndetësi, si dhe në fusha të tjera, e përveç saj ai falënderoi edhe për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga që e shoqëroi princeshën në takim. /Zëri