Kurti takohet me drejtorin e Insitutit “Tony Blair”, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim

Kurti takohet me drejtorin e Insitutit “Tony Blair”, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim

Aktuale May 06, 2024 - 16:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain.

Bashkëbisedimi u fokusua në kontributin që instituti i themeluar nga ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, mund të japë në zhvillimin e demokracinë në Kosovë.

"Kurti e njohu z. Wain me aktualitetin në vend e politikat qeverisëse në drejtim të progresit e avancimit të Republikës sonë. U veçuan ofrimi i arsimit të lartë falas e mbështetja për nënat lehona, si dhe u zgjerua më tej diskutimi në çështje si përdorimi në mënyrë efiçente të teknologjisë, me qëllim fuqizimin e demokracisë e lirive në vend, por edhe bashkëpunimin e Kosovës me shtetet evropiane për të krijuar politika bazuar në vlera e parime të përbashkëta", thuhet në njoftim .

Kurti shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm e të frytshëm me institutin, duke e vlerësuar partneritetin, marrëdhëniet e rolin që Britania e Madhe ka jo vetëm si model i demokracisë, por edhe për paqen e sigurinë në rajon. /Zëri

Image