Kurti uron Ditën e Goranëve: Kontributi i juaj në jetën shoqërore të vendit tonë, mbetet i rëndësishëm
Foto: Laura Hasani

Kurti uron Ditën e Goranëve: Kontributi i juaj në jetën shoqërore të vendit tonë, mbetet i rëndësishëm

Aktuale May 06, 2024 - 16:14

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti me rastin e Ditës së Goranëve ka uruar të gjithë qytetarët nga ky komunitetet duke thënë se Republika e Kosovës është Republikë e të gjithëve. 

"Sot e shënojmë e festojmë ditën e komunitetit goran, për të cilën dhe i urojmë të gjithë qytetarët nga ky komunitet. Kontributi i juaj në jetën shoqërore të vendit tonë, mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm. Vitin e kaluar, kam patur mundësinë të takohem përsëri me përfaqësues tuaj, si në Prishtinë, por po ashtu dhe gjatë një vizite në Dragash". 

"Që nga fillimi i mandatit tonë, kemi dëshmuar se askush, nga asnjë komunitet, nuk do të lihet pas, por do të jetë pjesë e zhvillimit e progresit tonë, ku politikat progresiste të shtetit mbërrijnë tek të gjithë. Andaj dhe nuk kanë munguar investimet e qeverisë sonë si në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe mbështetjes ekonomike, ndërtimit të shtëpive, përfitimit nga kuotat e punësimit apo dhe verifikimit të diplomave".

"Kjo ditë feste na rikujton se bashkë kemi bërë shumë, por mund të bëjmë ende më shumë. Do të vijojmë punën në mbrojtjen, promovimin e mbështetjen e komunitetit goran", u shpreh Kurti. /Zëri