Opozitari serb: Sulmi në Banjskë, ende gur i rëndë në qafën e Serbisë

Opozitari serb: Sulmi në Banjskë, ende gur i rëndë në qafën e Serbisë

Aktuale April 09, 2024 - 09:06

Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi (PSG), Pavle Gërboviq, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën tha se sulmi i paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ende është “gur i rëndë në qafën e Serbisë”, derisa kërkoi që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“Serbia ka një zgjedhje: Ose do të mbrojë Millan Radoiçiqin, ose do të mbrojë interesat e serbëve në Kosovë. Ose do të ‘sakrifikojë’ lirinë dhe pasurinë e fituar ilegalisht të Radoiçiqit, ose të ardhmen e 6.5 milionë qytetarëve të Serbisë. Fatkeqësisht, askush nuk ka dyshime se regjimi progresiv do të zgjedhë opsionin më të keq”, shkroi opozitari serb.