AUV-i mbyll lokacionin që u shfrytëzua si treg i kafshëve në Ferizaj

AUV-i mbyll lokacionin që u shfrytëzua si treg i kafshëve në Ferizaj

Aktuale March 23, 2024 - 18:20

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinarë Zyra Regjionale Ferizaj më 16 mars të këtij viti ka nxjerrë vendim për ndalim të aktiviteti ilegal i ushtruar si treg i kafshëve në fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt, për shkak se nuk është ushtruar veprimtari në përputhje me Udhëzimin Administrativ – MA-Nr. 05/2007.

Kështu bëri të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një postimi në Facebook.

“Për përcaktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve hapësira që është mbyllur si tregu ka qenë hapësirë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë. Në afërsi të tregut të kafshëve ne fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt i cili aktualisht që një kohë është jofunksional për shkak të mbylljes së tij nga Komuna e Ferizajt”, ka shkruar AUV-i.

Inspektorati  i AUV-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë patrulluar sot në vendin e lartcekur ku nuk kanë lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve në lokacionin në afërsi të tregut të kafshëve

“Për arsye të investimeve në infrastrukturë për plotësim të kushteve për të operuar si treg. sot më datë 23.03.24 nga ora 5:30 deri në ora 10:00 inspektorati veterinar i AUV-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës nga Stacioni Policor ne Ferizaj kanë inspektuar- patrulluar tregun ilegal të kafshëve për të mos lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve në lokacionin në afërsi të tregut të kafshëve. Tregtimi në hapësira dhe vende qe nuk i përmbushin rregullat përveç se është i ndaluar me ligj, ai po ashtu paraqet rrezik për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik”.

“Autoritetet shtetërore mbikëqyrëse ligje zbatuese nuk do të lejojnë zhvillim të veprimtarive që bien në kundërshtim me ligjin. Tregtimi i kafshëve lejohet vetëm në tregje të licencuara. Shfrytëzimi i hapësirave tjera që nuk janë të autorizuara do të mbyllen dhe përmes palëve do të iniciohen fletëparaqitje për gjykatë. Tregtimi i kafshëve në Komunën e Ferizajt do të lejohet atëherë kur Komuna përfundon investimet në lokacionin e përcaktuar dhe hapësira me objektet përcjellës merr licencë nga AUV”.