Kurti: Në detyrën time po mundohem ta ndjek shembullin e Majlinda Kelmendit

Kurti: Në detyrën time po mundohem ta ndjek shembullin e Majlinda Kelmendit

Aktuale June 08, 2023 - 09:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar si simbol të suksesit xhudisten e njohur, Majlinda Kelmendi.

Ai tha se Majlinda Kelmendi u shndërrua në kampione falë përkushtimit e qëndrueshmërisë ndaj vështirësive, shkruan Zeri.info.

Kurti, ndër të tjera, theksoi se përmes programit e dedikuar për xhudon po synohet të zhvillohet edhe më tej ky sport e po ashtu edhe që talentëve t’u krijohet hapësira e nevojshme.

Këto deklarata ai i tha gjatë një ceremonie në palestrën e qytetit të Mitrovicës “Minatori”, ku ishin mbledhur dhjetëra nxënës për ta takuar xhudisten Majlinda Kelmendi. /Zëri