Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Krasiniqi: Për herë të parë më duhet të pajtohem me Vuçiqin për 2 çështje

Krasiniqi: Për herë të parë më duhet të pajtohem me Vuçiqin për 2 çështje

Aktuale July 04, 2020 - 18:26

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, përmes llogarisë në Facebook, ka shkruar se “pajtohet” për dy çështje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

E para, sipas tij, ka të bëjë me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar që një pikë doganore në Portin e Durrësit të i takojë Kosovës.

Ndaj kësaj kërkese Aleksandar Vuçiqi, ka reaguar duke thënë se, “Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre. Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”.

Krasniqi pyet se pse Kosova të kërkojë një pikë doganore, kur mund të bashkohen shqiptarët në një shtet. Kur të kërkosh të bashkosh diçka, kërkoje bashkimin e së tërës.

“Kjo kërkesë minore e tij te Vuçiqi paska shkaktuar termet? Merrne me mend, po të kërkonte atë që duhej kërkuar, Bashkimin e shqiptarëve, si do të ndihej Vuçiqi?!!!”, shkruan ai.

Ndërsa çështja e dytë që Krasniqi “pajtohet”, me Vuçiqin është edhe çështja e dialogut me Serbinë.

“Pse shqiptarët duhet të negociojnë me përfaqësuesit e shtetit që kanë bërë gjenocid në Kosovë, kanë shkatërruar Kosovën edhe ekonomikisht, ndërsa duke ia vra Kosovës fëmijët edhe në djep, kanë tentuar popullit shqiptar t’ia vrasin ardhmërinë e duke ia dhunuar 20.000 femra kanë dashur ta vrasin e ta shkatërrojnë edhe moralisht”, shkruan Krasniqi.

Në fund ai thotë se shqiptarët duhet ta pyesin veten e tyre, “a ia vlen të bisedohet me këtë sortë antinjerëzore e cila nuk mund të shkurorëzohet nga kjo farë e keqe majmunesh e mbirë në mesin e njerëzve?”./Zëri