Mustafa sot ua prezanton deputetëve të LDK-së qeverinë e re, ka këtë kërkesë për ta

Mustafa sot ua prezanton deputetëve të LDK-së qeverinë e re, ka këtë kërkesë për ta

Aktuale April 28, 2020 - 09:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë sot një takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij për t’ia paraqitur kabinetin qeverisës dhe për të marrë aprovimin e tij.

Takimi do të mbahet sot, në orën 11:00, në zyrat e Grupit Parlamentar.

Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkretë dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

Me deputetët e LDK-së Isa Mustafa do të flasë edhe për votimin e kësaj qeverie, duke ditur se i ka disa që kanë votuar kundër në Këshill të Përgjithshëm.

Deri tash nuk mësohet nëse Vjosa Osmani do të jetë pjesë e takimit, duke ditur që ajo haptazi ka shprehur kundërshtimin. Janë edhe tre deputetë të tjere, që janë në dyshim nëse do ta votojnë qeverinë e Avdullah Hotit.

Ndërkohë, mësohet se seanca për votim të kësaj qeverie pritet të mbahet të mërkurën, pas takimeve me grupet parlamentare të partive që pritet ta votojnë.