Franca mbështet Lajçakun pas marrjes së detyrës së re

Franca mbështet Lajçakun pas marrjes së detyrës së re

Aktuale April 03, 2020 - 15:03

Kryediplomati sllovak, Miroslav Lajçak, është zyrtarizuar në postin e tij si përfaqësues special i BE- së për dialogun Kosovë - Serbi. Pas emërimit të Lajçakut Ambasada e Francës në Prishtinë ka mirëpritur këtë vendim, duke i ofruar mbështetje atij në ushtrimin e detyrës si emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri.info”.

“Miroslav Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e Francës për ushtrimin e funksionit të tij si përfaqësues special i Bashkimit Evropian si përgjegjës për lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një reagim të Ambasadës Franceze.

Nga kjo Ambasadë tutje kanë deklaruar se Lajçaku do të përfaqësojë Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare në rolin e tij si ndërmjetësues me synimin për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht të obligueshme për të dyja palët. /Zëri/