Ali Ahmeti me mesazh për zgjedhjet e sotme për president në Maqedonin e Veriut

Ali Ahmeti me mesazh për zgjedhjet e sotme për president në Maqedonin e Veriut

Aktuale May 05, 2019 - 13:34
Lexoni detajet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin 0816 në Zajaz-Xhuma, raportojnë mediat në Maqedoni, transmeton “Zëri.info”.

Me këtë rast Ahmeti tha se qytetarët nuk duhet të rrinë në shtëpi, por duhet të japin kontributin e tyre për ardhmërinë e vendit.

LEXO EDHE: Asnjë shkelje e regjistruar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni

“Dita e sotme për të gjithë qytetarët në vend është shumë e rëndësishme për dërgimin e porosisë deri te tërë rajoni dhe deri te bashkësia ndërkombëtare se jemi shoqëri e pjekur. Nuk është ditë për qëndrim në shtëpi, por ditë për dhënien e kontributit për ardhmërinë dhe ashtu të gjithë së bashku të shkojmë drejt ardhmërisë së sigurt së vendit tonë. Dalja deri këtë moment  është më e madhe për 0,5 për qind në krahasim me rrethin e parë në këtë kohë. Sipas informatave deri këtë moment procesin zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa kurrfarë probleme”, tha Ahmeti./ZERI