Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
I ftuari tjetër nga Specialja mund të intervistohet në Prishtinë, e jo në Hagë

I ftuari tjetër nga Specialja mund të intervistohet në Prishtinë, e jo në Hagë

Aktuale January 14, 2019 - 10:57
Lexo detajet

Sabahajdin Cena, ish-anëtar i Zonës së Pashtrikut gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është në pritje të thirrjes nga Gjykata Speciale për të caktuar orën dhe vendin se ku do të intervistohet nga ky organ i drejtësisë raporton “Zeri.info”.

Avokati i tij, Mahmut Halimi ka deklaruar për Zeri.info se sot në orën 12:00 presin telefonatën nga Gjykata me qëllim që të kuptohet vendi dhe ora e intervistimit.

Halimi thotë që klienti i tij sipas gjitha gjasave do të intervistohet në Prishtinë e jo në Hagë.

LEXO EDHE: Remi arrin në Hagë

“Po presim njoftimin nga Gjykata Speciale, me siguri do të jetë seanca pasdite, diku pas orës 12:00 po presim që të na lajmërojnë për vendin dhe orën e takimit. Sipas të gjitha gjasave këtu do të bëhet intervisitmi, nuk kanë thënë asgjë më shumë”, ka thënë ai për “Zëri.info”.

Ndërkohë Cena në një intervistë për Gazetën “Zëri” kishte deklaruar që është i bindur që është thirrur nga Gjykata si i akuzuar, mirëpo ai ka thënë që në çfarëdo formë do të mbroj luftën e drejtë të UÇK-së, para secilit institucion ndërkombëtar/ZERI

Image