Haki Rugova akuzohet për shkelje të ligjit

Haki Rugova akuzohet për shkelje të ligjit

Aktuale shkurt 24, 2018 - 13:11

Opozita në Istog po e akuzon kryetarin aktual, Haki Rugovën për emërim të jashtëligjshëm të zëvëndëskryesuesit nga komunitetet.

Për këtë, opozita i ka dërguar ankesë MAPL-së duke e apeluar vendimin e datës 15 shkurt të këtij viti.

Arif Elshani, përfaqësuesi i pavarur nga opozita ka thënë se kuvendi komunal pa e hudhur fare në votim e ka zgjedhur zëvëndës kryesuesin nga komunitetet duke shkelur ligjet dhe procedurat emëruese.

Ligji thotë se zëvëndës kryesuesi nga komunitetet duhet të zgjedhet në komunat ku së paku 10% e banorëve i takojnë komuniteteve joshumicë. Në bazë të numrit të banorëve, Istogu nuk e përmbush këtë shifër pasi që komunitete jo shumicë në këtë komunë janë vetëm 8%.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë, Istogu ka 39.289 banorë nga të cilët 3135 banorë janë të komuniteteve që në përqindje i bije të jenë 8%.

Opozita në Istog është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kthyer në pikën zero këtë vendim./Indeksonline