Ramiz Lladrovci: Maltën e paketuam

Sport November 17, 2018 - 20:28
Lexo detajet!

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka shkuar enkas në Maltë për të shikuar ndeshjen me Kosovën, ka bërë një reagim menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Lladrovci tha se Kosova e ka paketuar Maltën, duke e mundur 5 me 0.

LEXO EDHE: Kosova shënon fitore me ‘mjaltë’ në Maltë

Ja postimi i plotë:

Urime fitorja!

Ju lumtë djema, gëzuar shqiponja të Kosovës!

Maltën e paketuam, edhe një betejë e vogël na pret…në ndeshjen e fundit, në “Fadil Vokrri”, azerëve do t’ju ofrojmë kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën tonë të kualifikimit në garën e mëtejshme.

Fitoren e sontme e kemi të merituar, secili u bë pjesë e fitores që nga Trajneri dhe taktika, sulmi e mbrojtja e futbollistëve, shqiponjave tona. Përgëzime edhe për tifozët dhe besa-besë në mes të Maltës.

Urime, gëzuar!