Prishtina fiton pas vazhdimeve ndaj Dritës, kualifikohet në finale

Prishtina fiton pas vazhdimeve ndaj Dritës, kualifikohet në finale

Sport April 24, 2024 - 17:44

FC Prishtina është finalistja e dytë në Kupën e Kosovës në futboll.

Klubi nga kryeqyteti fitoi 0:1 pas vazhdimeve në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Gjilan.

Rezultati në ndeshjen e parë ishte 0:0, e njëjtë ishte edhe në kohën e rregullt sot.

Por, në minutën e 111-të, ishte Dabiqaj që shënoi autogol, me të cilën Prishtina u kualifikua në finale.

E aty, kryeqytetasit do të përballen me Ballkanin që e eliminoi sot Suharekën.