Kosova shënon fitore me ‘mjaltë’ në Maltë

Sport November 17, 2018 - 19:47
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e ka bërë mrekullinë në Maltë, shkruan Zeri.info.

Verdhekaltrit e kanë mposhtur Maltën me rezultat të thellë 5:0, në ndeshjen që sapo përfundoi në Valletta, e vlefshme për Grupin 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Vedat Muriqi e ka hapur serinë e golave të ‘Dardanëve’ në pjesën e parë, kurse në atë të dytë Donis Avdijaj ka realizuar dy herë, kurse nga një gol e kanë shtuar Benjamin Kololli dhe Milot Rashica.

Kosova e bëri një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër në Ligën e Kombeve, respektivisht në gjysmëfinale.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit, që do të luhet të martën që vjen në Prishtinë.

Këto janë statistikat e ndeshjes:

- 3 minuta lojë shtesë

-.  Rashica shënon gol

- Minuta 77 dhe 79 Dionis Avdija shënon dy gola të shpejtë

-  Minuta 71` largohet nga loja Arbër Zeneli futet  në lojë Dionis Avdijaj.

-   Minuta 70` shënon gol për Kosovën Benjamin Kololli

-   Minuta 64` Malta me zëvendësim të dyfishtë.

-  Minuta 60` zëvendësimi i parë për Kosovën. Largohet Valon Berisha futet në lojë Besar Halimi.

- Minuta 48` gabim nga Samir Ujkani, rrezikohet porta e Kosovës.

-Fillon pjesa e dytë e lojës Maltë-Kosova. /ZËRI