Distria Krasniqi e nis Evropianin me fitore me Ippon

Distria Krasniqi e nis Evropianin me fitore me Ippon

Sport April 25, 2024 - 13:44

Distria Krasniqi ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë të Kampionat Evropian, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

“Disi” në rundin e parë ishte e lirë.

Ndërsa në rundin e dytë fitoi ndaj garueses ukrainase, Anna Borodina.

Xhudistja kosovare realizoi një Uazari, për të përmbyllur fitoren me Ippon.

Në ndeshjen e radhës do të përballet me kroaten Ana Viktorija Puljiz. /Arbresh.info