Akil Gjakova dhe Dardan Cena sot garojnë në Kampionatin Evropianin

Akil Gjakova dhe Dardan Cena sot garojnë në Kampionatin Evropianin

Sport April 26, 2024 - 09:12
Lajmet e fundit nga Sporti

Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i Xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë sot në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ata do të tentojnë të ndjekin rrugën e Distria Krasniqit, që e fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Gjatë ditës së djeshme garoi edhe Flaka Loxha, por që u eliminua në rundin e dytë.

E në fundjavë do të garojë gjithashtu Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.