Haradinaj: Nëse LDK është për zgjedhjet, AAK do t'ia jap votat

Aktuale April 04, 2018 - 09:45
Lajmi i Fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj duke komentuar kërkësen e LDK-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare ka thënë se nëse LDK është e gatshme për zgjedhje atëherë edhe AAK do ia jap votën për zgjedhje, raporton Zëri.Info.

LEXO EDHE: Haradinaj: 'Nga mosinformimi për aksionin ndaj gylenistëve, është dëmtuar marrëdhënia ndërinstitucionale'

Haradinaj tha se edhe koalicioni Qeverisës e përkrahë kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja

“Për me shku në zgjedhje edhe Aleanca dhe koalicioni qeverisës ia jep votat nëse janë për zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj në një konferencë për media. /Zëri/