Letra e garancisë për Asociacion pas anëtarësimit në KiE, Kurti: Më shumë se kaq s’mund të na kërkojë askush
Foto: Laura Hasani

Letra e garancisë për Asociacion pas anëtarësimit në KiE, Kurti: Më shumë se kaq s’mund të na kërkojë askush

Aktuale May 08, 2024 - 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe një herë për kundërshtitë e tij rreth dërgimit të draftit të Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese. Kurti përmendi tri rastet e që atij iu refuzua ta shkruajë draftin e Asociacionit.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë kreu i ekzekutivit ka thënë se kjo kërkesë ishte rrëzuar tri herë nga institucionet e Këshillit të Evropës.

 

“Së pari ne i kemi plotësuar të gjitha standardet dhe kriteret, kushte dhe parakushte. Kërkesa që të dërgohet draftstatuti i Lajçakut dhe emisarëve është rrezuar tri herë. Në anë tjetër ekziston letra e garancisë, në të cilën siç kanë kërkuar kemi thënë që marrëveshje bazike, aneksi i zbatimit dhe pa e përjashtuar nenin 7 që është i përfshirë asociacioni vjen pas anëtarësimit. Ne nuk i mohojmë dhe do t’i zbatojmë. Po e ritheksoj që nuk ka mundësi nga pikëpamja e Qeverisë së Kosovës që të flitet për asociacion e komunave pa filluar rend me marrëveshjen bazike dhe aneksin”, tha Kurti.

 

Image

 

Kurti tha se me herët kanë propozuar që vetë Qeveria të draftojë draftin e Asociacionit me tri shtylla, por që nuk është pranuar nga BE-ja.

 

“M’u tha se draftstauti duhet ta shkruaj ekipi menaxhues, nuk e shkruan kryeministri. Vërejtja ime ishte se unë jam kryemenaxheri. U refuzua që ta shkruaj draftstautin bazuar në tri shtylla, u refuzua që drafti të shkruhet në modelin kroat. Tash e tri vjet sa jam në qeveri është thanë se a do të izolohet Kosova, nuk izolohet Kosova. Izolimi nuk është askund”, ka thënë ai.

“Ky do të ishte rasti nëse me datën 26 tetor të vitit të kaluar do të nënshkruhej nga presidenti i Serbisë marrëveshja. Nëse do të nënshkruhej marrëveshja, drafti do të mundë të shkonte në Kushtetuese. Drafti të nxirret nga paketa, në qendër, nuk është e mundshme. Nuk mundet një nen nga 11 nene gjithsej, plus aneksi i zbatimit artificialisht, arbitrarisht të vendosen në qendër. Jam në mbrojtje të marrëveshjes bazike. Po e ritheksoj si më herët. Nuk ka mundësi të flitet pa Asociacionin pa ia filluar rend për aneksin e zbatimit të marrëveshjeve”, tha ai.

Image

 

“Unë kam propozuar modelin kroat, por u refuzua. Serbia me Kroacinë kanë marrëveshje normalizimi, atje quhet Këshilli Kombëtar i Serbëve. Edhe Kroacia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s e mora si shembull dhe kjo u refuzua. U refuzua ta shkruaj unë draftin, u refuzua që të shkruajë në modelin kroat dhe u refuzua nënshkrimi i paketës më 26 tetor. Nuk mund të kthehemi tash në vitin 2013. Jemi më 8 maj, jo më 8 maj. Kërkesa për ta bërë kusht është rrëzuar tri herë. Jemi tu fol për një temë që ka marrë votë negative tri herë. Ne e kemi të pamundur të bëjmë më shumë në këtë drejtim, sepse biem në kundërshtim me Asamblenë e Këshillit të Evropës. Kemi dërguar letër të garancie të nivelit më të lartë”, tha kryeministri.

 

Kryeministri deklaroi se tash është në dorën e ministrave për të vendosur.

“Presim që gjithçka të shkojë mbarë e mirë. Janë vendet anëtare dhe ministrat e tyre që e thonë fjalën e tyre”, tha Kurti.