Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dilema për të ardhmën e shqiptarëve

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dilema për të ardhmën e shqiptarëve

Aktuale May 08, 2024 - 21:30

Sot, në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet presidenciale, në të cilën kanë garuar dy kandidatë, Gordana Silanovska, nga VMRO-DPMNE, e Stevo Pendarovski, nga LSDM, si dhe ato parlamentare, ku kanë garuar 17 parti. Lidhur me këto zgjedhje, njohësit e situatës politike në Maqedoninë e Veriut, Nuri Behxheti, Mendu Hysa dhe Fatos Rushiti, shprehën opinionet e tyre për rëndësinë e tyre që do të mund të kenë në të ardhmen e këtij vendi fqi.

Nuri Behxheti, profesor universitar, tha se për dallim nga zgjedhjet e para presidenciale, sot është vërjetur një rritje e votuesve në përqindje. Ai u shpreh skeptik lidhur me profilin e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE,Gordana Silanovska.

“Më mirë do të ishte sikur të ishte dikush tjetër për kandidat për president, qoftë burrë apo grua”, tha Behxheti.

Të ftuarit diskutuan për përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoni të Veriut, të cilën ndanë mendime të ndryshme për të ardhmën e shqiptarëve në këtë shtet.

Profesor Behxheti tha se shqiptarët kanë humbur hapin në orientim.

Ai më tej shtoi se në qeverinë e ardhshme në Maqedoninë e Veriut parasheh të jenë VMRO-DPMNE dhe VLEN.

Fatos Rushiti, analist politik, thotë se nga këto zgjedhje shqiptarët nuk do të dalin humbës.

“Qëndrimi në pushtet në një kohë të gjatë, bëhet vetvetiu një atmosferë e padurueshme”, deklaroi Rushiti, teksa lidhur me zgjedhjet për president të vendit, shtoi se shqiptarët kishin shansin të kandidonin me një kandidat shqiptar, por e humbën, ngase kandidati nga LSDM, Stevo Pendarovski, ishte në rënie e sipër.

“Shqiptarët po të kandidonin me kandidat të përbashkët me gjasë do të hynin në garën e dytë zgjedhor”, deklaroi Rushiti, derisa shtoi së po të bënin këtë shqiptarët do të kishin mundësi të tjera në zgjedhjet parlamentare.

Ndërkaq Mendu Hysa, gazetar, këto zgjedhje në Maqedoninë e Veriut i vlerësoi si historike, ngase, sipas tij, qeveria që do të zgjidhet nga votimet e sotme, do të përcaktojë rrugëtimin e këtij vendi në katër vjetët e ardhshme.

“Do ta konsolidojë Maqedonia e Veriut demokracinë drejt integrimeve evropiane apo do të hapen opsione të tjera”, deklaroi Hysa. /rtk