Haradinaj: 'Mosinformimi për aksionin ndaj gylenistëve, dëmtoi marrëdhëniet ndërinstitucionale'

Aktuale April 04, 2018 - 09:19
Lajmet

Duke komentuar zhvillimet e fundit pas deportimit të gjashtë gylenistëve në Turqi, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i informuar për atë aksion dhe se kështu është dëmtuar marrëdhënia ndërinstitucionale në vend prandaj ka kërkuar lirimin e detyrës nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

LEXO EDHE: Haradinaj: Nëse LDK është për zgjedhjet, AAK do t'ia jap votat

 "Kërkesa për lirim të detyrës së ministrit Sefaj është bërë pas kësaj ngjarje dhe se nuk ka të bëjë me punën e tij të përditshme", ka thënë Haradinaj.