PZAP-i refuzon kërkesën e LVV-së për rivotim në disa vendvotime në Prizren
Zgjedhjet Lokale 2021
November 23, 2021 - 16:19
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në disa vendvotimeve në Prizren.
LVV-ja kishte kërkuar që në 22 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve.
PZAP-i në vendimin e publikuar thotë se pretendimet e LVV-së duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së janë bazë të paqëndrueshme.
Vendimin e plotë të PZAP mund ta gjeni KËTU. /telegrafi