Anulimi i votave të diasporës në Dragash, Xheladini: M’u ka marrë fitorja në tavolinë

Anulimi i votave të diasporës në Dragash, Xheladini: M’u ka marrë fitorja në tavolinë

Zgjedhjet Lokale 2021 November 20, 2021 - 16:35

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini ka folur rreth vendimit të PZAP-së për anulimin e votave të diasporës në këtë komunë, raporton Zeri.info.

Xheladini ka thënë se ankesës së dërguar në Supreme ia kanë bashkangjitur të gjitha provat të cilat sipas tij vërtetojnë se procesi zgjedhor nga ana e mërgatës ka qënë i pastër si loti.

“Kësaj ankese ia kemi bashkangjitur të gjitha provat të cilat vërtetojnë se procesi zgjedhor nga ana e mërgatës ka qenë plotësisht i rregullt dhe i pastër si loti”, tha ai.

Po ashtu, Xheladini thotë se ia kanë marrë fitoren në tavolinë.

“Ne kemi përgatitur një dosje shumë të gjerë që kemi dëshmuar se veprimi i PZAP-së nuk ka qenë i drejtë dhe ka qenë skandaloz për arsye se mua mu ka marrë fitorja në tavolinë”, ka thënë ai.

Sipas tij, mërgata pas këtij vendimi ka qenë jashtëzakonisht e shqetësuar. /Zëri