LDK-ja dorëzon ankesë në Supreme për anulimin e votave të diasporës në Dragash
Lidhja Demokratike ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së lidhur me anulimin e votave të diasporës në Komunën e Dragashit, raporton Zeri.info.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se tre gjyqtarë të PZAP-së kanë provuar që të ndryshojnë vullnetin qytetarë në Dragash.
“Rezultatet e publikuara nga KQZ-ja nuk figuron edhe komuna e Dragashit, andaj sot LDK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin skandaloz të PZAP-së dhe tre gjyqtarëve të saj që kanë provuar të ndryshojnë vullnetin qytetarë në Komunën e Dragashit. Dje në një vendim të paprecedent për demokracinë dhe sistemin zgjedhor të Kosovës tre gjyqtarë të PZAP-së kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës pa përjashtim, pa kontaktuar, pa verifikuar dhe pa kërkuar të vërtetën në dragash”, tha Halimi.
Ajo tha se prodhimi i anulimit të votave të diasporës është përpjekja antidemokratike për përmbysje të rezultatit zgjedhor nga kutitë e votimit.
“Kujtojmë se të gjitha këto vota ishin marrë parasyh dhe ishin bërë pjesë e certifikimit të rezultateve të raundit të parë nga KQZ-ja, ato ishin verifikuar hapur dhe pranuar si të rregullta nga KQZ edhe në raundin e dytë. Prodhimi i anulimit të tyre është përpjekja antidemokratike për përmybsje të rezultatit zgjedhor nga kuttit e votimit në tavolinë”, tha më tej Halimi.
Halimi thotë se LDK-ja ka dorëzuar gjithë dosjen e argumenteve për mbrojtjen e rezultatit zgjedhor.
“LDK-ja ka dorëzuar mbi 200 dëshmi të votuesve të ddragashit në mërgatë për votat e tyre në raundin e dytë. Po ashtu ka dorëzuar edhe gjithë dosjen e argumenteve për mbrojtjen e rezultatit zgjedhor dhe vullnetit qytetar”, tha ajo.
Sipas saj, LDK-ja veprimin e tre gjyqtarëve të PZAP-së do të adresojë edhe të misioneve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve si sulm të paprecedent ndaj një standardi të lartë të demokracisë. /Zëri