Sot shpallen rezultatet përfundimtare të balotazhit

Sot shpallen rezultatet përfundimtare të balotazhit

Zgjedhjet Lokale 2021 November 20, 2021 - 09:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mblidhet sot në ora 11:00 për të shpallur rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, sipas rezultateve preliminare, PDK-ja ka dalë partia me më së shumti komuna të fituara (9 sosh) nga partitë shqiptare, e ndjekur nga LDK-ja (7), pastaj AAK-ja dhe LVV-ja. /Zëri