Ky është rezultati i votave me kusht në Prishtinë
Zgjedhjet Lokale 2021
November 18, 2021 - 21:41
Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultatit, kandidati i LVV-së në Prishtinë, Arben Vitia ka marrë vota më shumë nga ato me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta sesa kandidati i LDK-së, Përparim Rama, i cili sipas rezultateve preliminare është fitues, transmeton Zeri.info.
Arben Vitia i LVV-së, ka marrë 1163 vota.
Përparim Rama i LDK-së ka marrë 1072. /Zëri