Publikohen rezultatet e votave me kusht në katër komuna
Zgjedhjet Lokale 2021
November 18, 2021 - 19:57
Mbi 9 mijë vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta kanë nisur të numërohen sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Tashmë për disa komuna, numërimi i këtyre votave ka përfunduar, ndërsa edhe nga këto vota, të parët kanë dal kandidatët të cilët fituan sipas votave të rregullta, transmeton Zeri.info.
Më poshtë gjeni rezultatin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta në katër komuna.
Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK 479 vota, Mimoza Kusari nga LVV 403 vota.
Drenas: Ramiz LLadrovci nga PDK 307 vota, Driton Ajazi nga DD 233 vota.
Kamenicë: Qëndron Kastrati nga PSD 113, Kadri Rahimaj nga LVV 136 vota.
Vushtrri: Xhafer Tahiri nga LDK 176 vota, Ferit Idrizi nga PDK 232 vota.