Dega e AAK-së në Junik kërkon nga Prokuroria të hetojë votat e diasporës
Dega e AAK-së në Junik, ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e votave nga diaspora.
Kjo pasi sipas tyre, për shkak të dyshimeve se shumica e këtyre votive janë shënuar nga një person.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, do ta ankimoj procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, antarët e KQZ-së, etj., dyshohet se shumica apsolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vllau i kandidatit të LDK-së Skënder Shehu, me një grumbull fletëvotimesh, si dhe fotot e mëposhtme të zarfave të ardhura, ku shihet qartë se është e njejta dorë, i njëjti drejtëshkrim dhe i njëjti person që ka votuar në emër të qindra bashkëatdhetarëve, e që është keqpërdorim, padyshim i vullnetit të qytetarëve!”, thuhet në njoftim.
AAK-ja ka ftuar prokurorinë dhe organet e hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë.
“Andaj, kemi dyshime të bazuara dhe me argumente të fuqishme, që ky votim nuk është real, është i falsifikuar, si në ruandin e parë, ashtu edhe në ruandin e dytë, andaj i bëjmë ftesë porokurorisë dhe organeve të hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë!”, thuhet më tej në njoftim. /Zëri