Diaspora ia siguron LDK-së fitoren në Dragash, barazohet me PDK-në me komuna të fituara

Diaspora ia siguron LDK-së fitoren në Dragash, barazohet me PDK-në me komuna të fituara

Zgjedhjet Lokale 2021 November 16, 2021 - 20:49

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nga rezultatet e numëruara del se LDK-ja në Dragash ka marrë më shumë vota nga diaspora, gjithsej 244, në raport me 54 nga kundërkandidati i tij, Shaban Shabani (PDK), i cili e shpalli fitoren pas rezultateve preliminare të KQZ-së me vetëm 29 vota para Xheladinit.

Për këtë kanë reaguar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës duke thënë se Bexhet Xheladini është zyrtarisht kryetar i ri i Komunës së Dragashit.

“Konfirmohet fitorja e madhe e LDK-së në Dragash. Bexhet Xheladini, tashmë edhe zyrtarisht është kryetar i ri komunës së Dragashit. Faleminderit diasporë për kontributin dhe mbështetjen masive që i keni dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Me këtë rezultat, LDK-ja ka të fituara 8 komuna, aq sa i kanë mbetur tash edhe PDK-së pas humbjes së Dragashit. /Zëri