Përfundon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e kandidatëve

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e kandidatëve

Zgjedhjet Lokale 2021 November 16, 2021 - 20:37

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur për "Zërin" se sot rreth orës 20:00 ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora.

“Ju njoftoj se rreth orës 20:00 ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë”, tha ai.

Votat që kanë marrë kandidatët në këto komuna:

Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 74 vota, Mimoza Kusari Lila (LVV) 82 vota;

Drenas: Ramiz Lladrovci (PDK) 1 votë, Driton Ajazi (DD) 4 vota;

Istog: Bekë Berisha (AAK) 22 vota, Ilir Ferati (LDK) 48 vota;

Kaçanik: Jeton Raka (LVV) 19 vota, Besim Ilazi (PDK) 2 vota;

Klinë: Zenun Elezaj (AAK) 19 vota, Esat Raci (PDK) 3 vota;

Fushë Kosovë: Enver Bajçinca ( LVV) 34 vota, Burim Berisha (LDK) 6 vota;

Kamenicë: Qëndron Kastrati (PSD) 37 vota, Kadri Rahimaj (LVV) 108 vota;

Rahovec: Smajl Latifi (AAK) 13 vota, Visar Korenica (LVV) 43 vota;

Podujevë: Shpejtim Bulliqi (LVV) 91 vota, Ekrem Hyseni (LDK) 11 vota

Prishtinë: Arben Vitia (LVV) 122 vota, Përparim Rama (LDK) 15 vota.

Prizren: Myaher Haskuka (LVV) 68 vota, Shaqir Totaj (PDK) 53 vota.

Shtime: Qemajl Aliu (LVV) 42 vota, Naim Ismajli (PDK) 14 vota.

Viti: Arsim Ademi (LVV) 33 vota, Sokol Haliti (LDK) 24 vota.

Vushtrri: Xhafer Tahiri (LDK) 4 vota, Ferit Idrizi (PDK) 1 votw.

Malishevë: Ekrem Kastrati (NISMA) 1 votw, Isni Kilaj (LVV) 56.

Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 148 vota, Lutfi Haziri (LDK) 65 vota.

Mamushë: Abdulhadi krasniç (KDTP) 27 vota, Arif Butuç (KATP) 28 vota.

Junik: Agron Kuçi (AAK) 232 vota, Rushdi Shehu (LDK) 436 vota.

Dragash: Behxhet Xeladini (LDK) 244 vota, Shaban Shabani (PDK) 54 vota.